Fundosja e gomones me emigrantë në Kanalin Anglez, reagon Rishi Sunak

14/12/2022 13:38

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shprehu “dhimbjen” e tij për vdekjen e emigrantëve në Kanalin Anglez.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi që përfshin helikopterë dhe varka shpëtimi u nis në orën 3:07 të mëngjesit dhe po vazhdon, me 43 persona të shpëtuar të gjallë.

“Jam i sigurt se e gjithë Dhoma do të ndajë dhimbjen time për përmbysjen e gomones në Kanal në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe humbjen tragjike të jetës njerëzore. Zemrat tona janë për të gjithë ata që janë prekur dhe nderimet tona për ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit“, tha Sunak.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer shtoi: Lutjet tona shkojnë për ata që u përmbysën në ujërat e ngrira të Kanalit mbrëmë.

Sipas informacioneve, varka mbante nga 30 deri në 50 persona ndërsa u përball me vështirësi, sipas një burimi francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA