Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën në Kongo nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që shkaktuan shirat e dendur në kryeqytetin e Kinshasës.
“Shirat e dendura nisën mbrëmjen e së hënës deri të martën herët në kryeqytetin Kinshasa, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat shkaktuan dëme të rënda njerëzore dhe materiale. Numri i të viktimave deri më tani është 50”, tha shefi i policisë Sylvano Kasongo për Anadolu Agency, duke treguar se numri mund të rritet.
Në komunën Selembao, 12 njerëz u vranë dhe 20 u plagosën pasi shtëpitë e tyre u shembën, ndërsa në lokalitetin Matadi-Kibala humbën jetën 10 banorë.
Kryeministri Sama Lukonde, i cili drejtoi një ekip qeveritar për të vlerësuar dëmin, tha se numri i saktë i të vdekurve do të përcaktohet pas një vlerësimi gjithëpërfshirës.
“Disa njerëz janë ende të varrosur në rrënoja, kështu që është e vështirë të përcaktohet numri i saktë deri në një vlerësim përfundimtar”, u tha gazetarëve kryebashkiaku Alidor Tshibanda i komunës Mont-Ngafula, ku katër persona u raportuan të vdekur.
Top Channel