Netanyahu thirrje liderëve evropianë: Është koha të na mbështesni, Irani tashmë ka hapur zjarr edhe mbi shtete tuaja
Një banor me qera ka paditur duke thënë se ndjehej si “një shërbëtor pa pagesë” për pronarin e shtëpisë, duke punuar në këmbim të akomodimit falas, teksa kujdesej për kafshët e shumta shtëpiake duke përfshirë 10 papagallë, 20-30 peshq të kuq dhe një qen.
Gjykata vendosi që burrit t’i jepen $2000 dëmshpërblim për “lëndim emocional” për kërkesat e padrejta të pronarëve të shtëpisë kur ata ishin larguar me pushime.
Qiraxhoi i shtëpisë në Auckland, Zelanda e Re, tha në gjykatën civile se pronarët e shtepisë e kishin kërcënuar ta dëbonin nga shtëpia nëse nuk kryente porositë e tyre.
Banori i paemëruar publikisht ankohej se sa herë ushqente kafshët shtëpiake ndjehej si “një shërbëtor falas për pronarët e shtëpisë”, duke punuar falas në këmbim të akomodimit, edhe pse “paguante qeranë”.
Ndërsa pronarët, te dy me emrin Huixin Sun, u urdhëruan të paguanin 2835 dollarë neo-zelandezë ($1800) për “lëndim emocional” ndaj qiraxhiut të tyre, edhe pse ky i fundit kërkonte më shumë.
Pronarët argumentonin në gjyq se të ushqyerit e kafshëve nuk ishte diçka e vështirë dhe nuk e kishin kërcënuar burrin me dëbim nga banesa, shkruan rrjeti vendas, Nine News.
Qiraxhiu kishte kërkuar dëmshpërblim prej $3500 për shërbimet e tij në shtëpinë e pronarëve, por gjyqtari Robert Kee refuzoi shumën duke thënë se padia ishte bërë tepër vonë gjatë procedimeve.
“Mes fqinjësh ose miqsh ndihma e ushqimit të kafshëve bëhet gjithmonë kur njëra palë nuk është në shtëpi”, tha Kee në vendimin e tij.
Ai shtonte se është e lejueshme që pronari shtëpisë t’i kërkojë qiraxhiut të ushqejë kafshët kur ata janë larguar nga shtëpia.
Por qiraxhiu tha se kjo nuk ishte një punë e pëlqyeshme, madje ankohej se pronarët hynin në pjesën e tij të shtëpisë pa i marrë leje.
“Ndjehesha shumë i pasigurtë dhe flija me një thikë nën jastëk, pasi nuk e dija kush mund të hynte kur unë flija”, tha akuzuesi në gjyq, duke shtuar se më pas kishte shkuar te mjeku për të trajtuar ankthin e pagjumësinë.
Top Channel