Nëntënjakët e vetëm në botë, (nëntë foshnja të lindura në të njëjtën kohë), janë kthyer të sigurt në shtëpi në Mali pasi kaluan 19 muajt e parë të jetës së tyre në Marok për kujdesje të specializuar.
Foshnjat thyen Rekordin Botëror Guinness për numrin më të madh të fëmijëve të lindur në një lindje të vetme që kanë mbijetuar.
Përpara lindjes në maj 2021, nëna e tyre 27 vjeç, u dërgua në Marok për kujdes të specializuar.
Foshnjat, pesë vajza dhe katër djem, lindën me prerje cezariane në javën e 30-të, sipas autoriteteve.
“Ata peshonin midis 500 g dhe 1 kg në lindje”, tha Prof Youssef Alaoui, drejtor mjekësor i klinika ku ata kanë lindur.
Kishte rreziqe që mund të kishin probleme shëndetësore për shkak të lindjes së parakohshme dhe muajt e parë të jetës i kalonin në spital.Më pas ata u transferuan në një apartament ku morën nën kujdes.
Në fillim të këtij viti, në ditëlindjen e tyre të parë, babai i tyre Abdelkader Arby tha se secili prej tyre ka një personalitet unik.
“Të gjithë kanë karaktere të ndryshme. Disa janë të heshtur, ndërsa të tjerët bëjnë më shumë zhurmë dhe qajnë shumë. Disa duan t’i marrin gjatë gjithë kohës. Ata janë të gjithë shumë të ndryshëm, gjë që është krejtësisht normale”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se ata ishin bërë të famshëm në Mali dhe njerëzit ishin të paduruar t’i shihnin foshnjat me sytë e tyre.
Top Channel