Inside Story/ Preventivi që nxjerr zbuluar abuzimet në Lekaj – Fier, e njëjta rrugë u ndërtua me kosto 2 mln euro për km

13/12/2022 21:50

“Inside Story” bën një krahasim të kostove të projektit Lekaj-Fier me një projekt të ngjashëm diku në Shqipëri në një terren të njëjtë, pra fushor dhe rrugë kryesisht e drejtë.

“Inside Story” siguroi preventivin e plotë ku renditen me detaje të gjitha punimet për një rrugë 3 kilometra të gjatë me 4 korsi dhe dy sense.

Nëse shohim të dhënat zyrtare të kostove të kompanisë që ka ndërtuar këtë rrugë, ato shkojnë në 536 milionë lekë pa TVSH. Thënë ndryshe, rreth 5 milionë euro për 3 kilometra rrugë me katër korsi. Aty përfshihet ndërtimi i rrugës nga fillimi, punimet e dheut, trotuaret, gjelbërimi, ndriçimi, strukturat anësore, sinjalistika e çdo detaj i mundshëm.

Pra, kostoja nuk shkon më shumë se 2 milionë euro për kilometër që është mëse normale dhe e justifikuar. Kompania ndërtuese e rrugës është futur në tender me garë duke dhënë një ofertë prej 5 milionë eurosh që ishte thuajse sa 50 % e fondit limit.

Pra, kur ka garë në një tender, si në rastin konkret, tendenca është që vlerat të ulen. Tani, nëse ndalemi dhe e krahasojmë me Lekaj-Fier, këtu qëndron edhe thelbi I abuzimit, mungesa e garës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA