Rivian, një prodhues amerikan i automjeteve elektrike, deklaroi se do të hiqte dorë nga marrëveshja me Mercedes për të ndërtuar furgona elektrike për bizneset në Evropë.

Në një deklaratë, CEO RJ Scaringe tha se kompania duhej të ishte strategjike në lidhje me investimet e saj.

“Në këtë pikë në kohë, ne besojmë se fokusimi në biznesin tonë të konsumatorit, si dhe në biznesin tonë ekzistues tregtar, përfaqëson mundësitë më tërheqëse afatshkurtër për të maksimizuar vlerën për Rivian,” tha Scaringe.

Një memorandum midis Rivian dhe Mercedes u ra dakord vetëm tre muaj më parë. Ata kishin planifikuar të prodhonin dy furgona të mëdhenj, një i bazuar në inxhinierinë e Mercedes-it dhe një tjetër me inxhinierinë Rivian të gjeneratës së dytë.

Rivian, i cili njihet për kamionët e tij elektrikë, krijoi bujë të madhe kur bëri debutimin e tij në tregun publik në vitin 2021.

Mercedes tha të hënën se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë polake për të ndërtuar fabrikën e saj të parë vetëm për furgonët elektrikë në Jawor, ku aktualisht prodhon motorë me djegie dhe bateri për makina.

“Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe vendosmëri të plotë për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike në fabrikën tonë të parë të dedikuar të furgonëve elektrikë,” tha Mathias Geisen, kreu i Mercedes-Benz Vans.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA