Reshje të dendura shiu në Elbasan/ Dy ndërtesa rrezikuan përmbytjen, probleme me energjinë elektrike

11/12/2022 09:41

Një situatë jo e qëndrueshme paraqitet në shumë qarqe të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes, të cilat vijojnë ende.

Në qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kanë qenë prezente mbrëmjen e shkuar me intensitet mesatar dhe të lartë.

Si pasojë, tek ura e Shkumbinit në aksin Elbasan-Cërrik një biznes rrezikonte përmbytjen dhe në fshatin Mjekës Nj.A Shirgjan, bashkia Elbasan, një banesë rrezikonte futjen e ujit në banesë.

Në të dyja rastet është dashur ndërhyrja nga punonjësit e ASHP dhe MZSH Elbasan. Autoritetet njoftojnë se situata është në monitorim, pasi reshjet vazhdojnë.

Akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, por gjatë natës ka pasur prani inertesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglicë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në furnizimin me energji elektrike pati disa ndërprerje për shkak të defekteve në Nj.A Rrajcë bashkia Prrenjas, Nj.A Sterbleve bashkia Librazhd, Nj.A Mollas bashkia Cerrik, Nj.A Shushicë bashkia Elbasan. Në terren janë punonjësit e OSHE të cilët po punojnë për riparimin e defekteve.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka probleme me prurjet e lumenjve dhe përrenjve në qarkun e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA