“Gun Expert”/Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Tiranë
Dy të rinj që kanë hyrë me forcë në një servis celularësh në Vlorë dhe kanë vjedhur disa pajisje elektronike, janë ndalur këtë të premte.
Ngjarja ka ndodhur në 6 dhjetor në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.
Pas kërkimeve, është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.
Tre ditë më parë, dyshohet se të rinjtë kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.
Policia njofton se nga kontrolli në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.
Top Channel