Prokurori Sasha Çagjenoviç u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit në Mal të Zi.

Ai akuzohet “për krijimin e një organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare“.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, dyshohet se zoti Çagjenoviç“në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Prokurori Çagjenoviç  është i njohur për publikun malazez nga procesi gjyqësor, për të ashtuquajturin “grusht shteti”, që është mbajtur që nga viti 2017 në Gjykatën e Lartë në Podgoricë kundër një grupi prej 13 të pandehurish, mes të cilëve ishin udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, si dhe punonjës të sigurimit rus.

Në vitin 2019, kjo gjykatë i dënoi të pandehurit me 70 vjet burg në total, por Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin dhe gjykimi u kthye në fillim.

Rigjykimi për këtë rast është shtyrë disa herë për shkak të kërkesës për shkarkimin e prokurorit Sasha Çagjenoviç, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar në janar të vitit që vjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA