VIDEO/ RENEA e autoblinda në gatishmëri, monitorim me snajper, çfarë ndodh në Tiranë gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor

06/12/2022 10:11

Si asnjëherë me parë Tirana është sot nën masa të rrepta sigurie në kuadër të Samiti BE-Ballkani Perëndimor, që nisi pak më parë në kryeqytet.

Në videot që gazetari Muhamed Veliu ka siguruar për Top Channel, shihen qartë forca të shumta policore, makina te rrugores, RENEA apo edhe autoblinda, të cilët ndodhen në gatishmëri për mbarëvajtjen e Samitit.

Po ashtu, mbi pallatin e Kongreseve janë pozicionuar persona me snajper për monitorimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve.

Kujtojmë se ndërsa në Tiranë  mblidhen sot liderët e BE-së, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur shqiptarët në protestë.

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, policia ka ndërmarrë një sërë masash të cilat nisin me bllokimin e rrugëve por edhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

Monitorim me snajper

Top Channel