Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michelle, teksa është pyetur për arsyen se përse po zhvillohet në Tiranë Samiti i BE-së, është shprehur se Shqipëria ishte vendi i duhet për një mbledhje të tillë.
Ai tha se nuk ka pritur këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, pasi ka ardhur edhe herë të tjera dhe pikërisht këto shkëmbime afrojnë më shumë lidhjen ndërmjet Unionit dhe Shqipërisë.
Michel: U zgjodh Tirana sepse përpara disa javësh u propozua të bëhet ky samit këtu dhe para se të vendosnim, Tirana dukej si vendi i duhur, dua t’ju falenderoj juve Rama dhe ekipin tuaj, ishte e mrekullueshme në kaq pak kohë u organizua një pritje e mrekullueshme. Kemi një sinjal shumë të qartë që I përçojmë qytetarëve mesazhin se e ardhmja jonë është e përbashkët. Nuk prita këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, kam ardhur si kryeministër belg, janë këto shkëmbime që na bëjnë të kuptojmë ne të BE-së se duhet përshpejtuar procesi I integrimit të Ballkanit Perëndimor. Herën e fundit nga Rama në mbledhjen në Bruksel pati një ndjesi lodhjeje dhe braktisjeje por u bë e pamundura për ta zhbllokuar këtë ndjesi.
Von der Leyen u shpreh nga ana tjetër se në total ndihma që do t’i jepet Shqipërisë në vazhdim është 500 mln euro të cilat do të përdoren për projekte madhore , ndërsa zbuloi se një ndër to është ndërtimi i një centrali të madh fotovoltaik.
Ursula Von Der Leyen: 85 mln është një mbështetje buxhetore, ka një sërë projektesh të ndryshme që po projektohen me pjesën tjetër të 500 mln, një projekt tjetër për shembull di që është një central i madh fotovoltaik.
Rama: Jemi e se jemi më besnikët se. Për ta ishte vendi më I mirë për të qenë duke qenë se është vendi më Europë dashës. Nëse Mark Rute i tha dje shtypit holandez se kjo është Aventura me emocionale për Be-në këtë vit. Veç asaj që shpjegoi Ursula kemi një sërë projektesh për të cilat jemi gati. Njëri është një tubacion që lidh Fierin me Vlorën me gazsjellësin. U përmendën nga të gjithë sot se Ballkani ka një potencial të madh për tu shndërruar në një qendër të mirfilltë. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë drejtim Bashkimi Evropian nuk të jep para dhe të thotë merri se je më i miri, paratë janë por duhet të bëjmë projektet e duhura.Këtë duhet ta bëjnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor
Kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, BE-ja po krijon hapësira dhe sipas mënyrës së vjetër të pak viteve më parë, kurrë nuk do të kishim hyrë në aleancën e universiteteve sepse ka një mirëkuptim të përbashkët sepse ndërkohë që bën detyrat e shtëpisë duhet të jesh pranë Europës. Të gjitha gjërat që po ndodhi janë të reja është mendësi e re falë presidentëve. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që të jemi anëtarë.
Top Channel