Dy persona të cilët qarkullonin me armë zjarri në automjetin me të cilin po lëviznin janë arrestuar nga policia në Lezhë.

Në pranga ranë, 25-vjeçari D. Gj dhe 29-vjeçari A. N. Gjatë kontrollit  në automjetin e tyre tip “Dodge”, janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Të rinjtë, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA