Është shtyrë për të tretën herë seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit.
Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 9:30, por u shty për shkak të mungesës së një gjyqtari. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet në datën 20 dhjetor, në orën 9:30.
Trupi gjykues qe po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.
Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD-së të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj.
Por më 22 prill Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë
Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi që Grupi i Rithemelimit të jetë organi drejtues në PD.
Top Channel