Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur nga dhjetëra protestues që në mesditë do të marshojnë drejt ish-hotel Dajtit, në protestën pro samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Teksa rrugët janë të bllokuara për arsye sigurie për mbarëvajtjen e samitin, Berisha ka udhëtuar në këmbë nga shtëpia e tij drejt selisë së PD-së.
“Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria”, ka brohoritur Berisha sapo ka hyrë në seli.
Më pas, protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt ish-hotel Dajtit ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë.
Demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt Hotel Dajtit.
“Europe right way, not the Rama way”, është slogani i kësaj proteste.
Top Channel