Rreth 1500 pasagjerë janë evakuar nga një tunel hekurudhor në Hong Kong pas prishjes së papritur të trenit — në incidentin e dytë të këtij lloji brenda një muaji.
Zyrtarët thanë se lidhjet mes dy vagonëve ishin thyer çka solli ndalimin e shërbimit duke shkaktuar ndërprerjen e udhëtimit të linjës Tseung Kwan O, në Hong Kong. Shërbimet kishin nisur pas disa orësh, raportonin autoritetet.
Korporata hekurudhore MTR tha se treni ishte larguar nga binarët pas avarisë, por nuk përmendi dalje nga shinat.
Foto e video të shpërndara në rrjet tregonin qindra pasagjerë që ecnin mes tunelit drejt stacionit Tseung Kwan O që ishte vetëm disa dhjetra metra larg.
Pasagjerët udhëhiqeshin në ecjen e tyre në tunel nga një punonjës i hekurudhave.
“Tani do të vonohem për të shkuar në punë,” tha një udhëtare e quajtur Lam për mediat e Hong Kong. “Ka shumë njerëz që po presin për autobusët zëvendësues, mund të duhen deri në 15 minuta për të marrë një”, ankohej gruaja.
A train incident occurred between MTR LOHAS Park Station and MTR Tseung Kwan O Station at 9.18 am on December 5 in China’s Hong Kong. The Fire Services Department is conducting a rescue operation and assisting in the evacuation of members of the public. pic.twitter.com/Vg4VVonzwt
— People’s Daily – Hong Kong (@PDChinaHK) December 5, 2022
Kompania shtetërore tha se kishte furnizuar shpejt autobusët zëvendësues për pasagjerët, por ata ankoheshin se kaosi dhe ecja brenda tunelit i bëri të ndjehen keq.
Policia tha se dy gra ishin dërguar në spital ku kishin marrë trajtim për stres.
Kjo është hera e dytë brenda një muaji që trenat bllokohen në Hong Kong pas daljeje të pjesshme nga binarët dy javë më parë në Yau Ma Tei që solli një operacion të gjerë të zjarrfikësave dhe policisë.
Top Channel