Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor ka angazhuar maksimalisht Policinë e Shtetit e cila pritet të angazhojë rreth 2 mijë forca policore për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Për këtë plan masash policia është konsultuar dhe me ekspertë sigurie të Bashkimit Europian dhe ka shkëmbyer informacione me Interpol dhe Europol.

Plani i masave prek pikat e kalimit kufitar ku do të vijnë liderat europiane, rrugëkalimet e delegacioneve dhe sigurimin e ambienteve ku do të mbahet samiti.

Plani i parë i masave ka nisur të implementohet që këtë të hënë fillimisht ne zonën e cilësuar perimetër sigurie. Nis në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Ura e hotel Dajtit deri te sheshi Nënë Tereza.

Bulevardi Bajram Curri nga rruga e Elbasanit deri tek Ura e drejtorisë së policisë Tiranë.
Rruga papa gjon pali nga ETC deri te stadiumi.

Rruga Lekë Dukagjini dhe akset përreth stadiumit dhe rrugët që lidhin aksin Papa Gjon Pali me rrugën e Elbasanit.

Gjatë të martës do të jetë e bllokuar rruga nga aeroporti i Rinasit deri te mbikalimi i Kasharit për të vijuar me autostradën Tiranë – Durrës deri tek ish sheshi Shqiponja për të vijuar me unazën veri lindore deri tek rrethrrotullimi i Saukut, rethrrotullimi i Akademisë të Policisë, Pallati i Brigadave, rrethrrotullimi i Qytetit Studenti deri te pika fundore bulevardi Bajram Curri.

Nisur nga këto kufizime në trafik për të mos humbur fluturimet e planifikuara gjatë të martës Tirana international aeroport ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të paraqiten ne aeroport 4 orë para fluturimit. Për të mbërritur në Rinas të vetmet rrugë të aksesueshme janë ato alternative nga vora ose nga Fushë Kruja.

Kufizime do të kenë dhe mjetet e tonazhit të rëndë në aksin Shkodër- Lezhë- Milot-Thumanë Fushë Krujë – Vorë.

Gjatë kësaj të hëne një pjesë e delegacioneve kanë mbërritur dhe kjo ka sjellë një shtim të patrullimit të forcave të policisë në rrugë edhe patrullim nga ajri me helikopter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA