Texas nis militarizimin e kufirit me 10 autoblindat e para ‘për të trembur’ emigrantët (fotot)

05/12/2022 17:45

Guvernatori i Texas, SHBA, Greg Abbott ka urdhëruar dje dislokimin e 10 autoblindave tip M113 në kufirin jugor të shtetit me Meksikën.

Mediat vendase thonë se veprimi vjen si një reagim i guvernatorit vendas ndaj urdhrit të pritur të qeverisë federale për t’i dhënë fund protokollit të dëbimit të emigrantëve, i quajtur Titulli 42, çka pritet të shkaktojë rritje të ndjeshme të kalimeve kufitare.

Autoblindat M113 ishin nisur nga baza e Fort Hood javës që shkoi, duke u transportuar me kamionë drejt rajonit kufitar të Texas, njoftonin zyrtarë ushtarakë të Texas.

“Mjetet do të shtojnë mbrojtjen e forcave tona përballë aktivitetit të karteleve të krimit. Heqja e Titullit 42 mund të sjellë një fluks masiv të emigrantëve ilegalë dhe t’i lejojë kriminelëve të shfrytëzojnë hapësirat e lëna nga autoritetet”, shkruanin zyrtarët lokalë, sipas rrjetit Breitbart.

Zyra e guvernatorit Abbott shtonte, “Autoblindat po dërgohen në pikat kufitare të sigurisë, dhe do të jenë ta armatosura me armë të lehta”.

Kreu i sigurisë së Texas Chris Olivarez tha për rrjetin Fox News se “teksa Titulli 42 është në fuqi, kjo është e vetmja politikë që kemi për mbrojtjen e kufirit, ndërsa tashmë është e varur në fije të perit”.

Gjatë nëntorit, trupat kufitare kanë ndaluar rreth 206,000 emigrantë ilegalë, raporton rrjeti  TexasBreitbart, çka e çon numrin total të emigrantëve në 410,000 këtë vit.

FOTO GALERI
1/3
Guvernatori i Texas, SHBA, Greg Abbott ka urdhëruar dje dislokimin e 10 autoblindave tip M113 në kufirin jugor të shtetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA