Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe deputetja Ilda Dhori kërkuan interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë kësaj seance plenare për çështjen e vendosjes së traut të Parkut të Divjakës.
Ajo u shpreh se qeveria nuk mendon për vizitorët apo vendasit, por vepron vetëm me moton “Vidh e zhvat sa të mundesh!”
Ilda Dhori: Është një luftë që i kishte vendosur në radhë se kush do t’i gllabëronte paratë, askush nuk denjoi të mendojë për vizitorët, trashëgiminë, për ta mbajtur një pasuri unike, të larmishme ashtu siç është sot, kërkohet me kokëfortësi të bllokohet një rrugë kombëtare, rruga është nacionale e rrugëve kombëtare të ARRSH-së që mund të aksesohet. U rivendos në hyrje të rrugës nacionale një vendim në arbitraritet me anë të dokumenteve që i keni firmosur enkas. E për ta pasur pakt, por askush nuk do t’ ju kërkonte llogari për këtë arbitraritet, bllokimi i rrugës të disa ditëve më parë, bëri bashkë banorët e Divjakës, Lushnjës, në solidaritet gjithë shqiptarët që nuk do ta pranojnë kurrë nënshtrimin, rruga është e lirë dhe Divjaka krenare dhe dinjitoze pa taksa oksigjeni për çdo vizitor që zgjedh ta vizitojë parkun. Sepse njëkohësisht për të informuar zonjën ministre prej vitesh mblidhen pagesa, paguhen tarifa për të vizituar Divjakën, për t’u ngjitur në kullën 360 gradë, për të bërë xhiro, prej vitesh paguhen para, për çdo automjet që akseson rërën gjatë sezonit. Pyetjet e mia janë të thjeshta, a e keni idenë zonja ministre se sa janë të ardhurat vjetore që mblidhen? Ku shkojnë këto të ardhura, a e dini se sa janë nevojat dhe a janë të ardhurat të mjaftueshme, sepse e dimë që është një park kombëtar, nuk keni asnjë studim por vetëm moton vidh e zhvat sa të mundesh. Zonja ministre paratë e mbledhura prej vitesh shkojnë në arkën e bashkisë Divjakë kur në fakt institucioni është AKZM, drejtoria e Fierit me çfarë baze ligjore ka paratë, ndërkohë që mirëmbajtjen ia kërkoni AKZM. Numri i vizitorëve ka qenë mbi 500 mijë që kanë hyrë, e pra taksa, të ardhura ka plot, por ku në Divjakë nuk do të ketë një taksë për ajrin, për shëtitjen e karrocës së fëmijëve, apo të moshuarit që duan të bëjnë një shëtitje, të marrin ajër, oksigjen jetë, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Top Channel