Taksa “Kumbaro” në Divjakë/ Debate në Kuvend, ministrja tregon 50 lekë! Deputetët e PD: Nuk njihni as ligjin

05/12/2022 19:48

Dy deputetë demokratë thirren në interpelancë ministren Kumbaro për taksën që ka vendosur në hyrje të parkut të Divjakës.

Për shkak të taksës “Kumbaro”, banorët e Divjakës protestuan duke u përplasur edhe me policinë dhe shkatërruan kabinën ku Ministria e Mjedisit do të taksonte çdo person që hyn në park. Deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Enkelejd Alibeaj akuzuan ministren Kumbaro për shkelje të ligjit.

Deputetja Ilda Dhori kritikoi ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro për veprimin e saj kur i dhuroi 50 lekë, aq sa do të jetë bileta elektronike për të hyrë në park.

“Nga njëra anë propaganda juaj thotë që 5 mijë lekëshi që u jepni pensionistëve në fundvit është shumë, ndërsa për të marrë oksigjen për të pushuar në park është pak”.

“Kam ardhur në një interpelancë urgjente për një monedhë 50 lekëshe. Ky çmim ulet akoma më shumë kur janë 5 veta, që paguajnë 150 lekë, pra 30 lekë secili. Kur janë 10 veta, çmimi bëhet 200 lekë pra 20 lekë secili. Kur është një autobus me 50 veta, çmimi është 300 lekë për të gjithë pasagjerët bashkë, 6 lekë secili”, tha Kumbaro.

Kundër vendosjes së traut me pagesë në Divjakë ishte edhe socialisti Erion Braçe:

Kam që në muajin gusht që flas për Divjakën, e para taksat nuk mblidhen pa kupton, Divjaka nuk shquhet për mjelma. Pse gënjeni? Unë mund ta provoj me letra, shqetësimi në Divjakë nuk ka nisur nga Erion Braçe, lidhet me këtë autorizim, nën presion për fat të keq nga ARRSH dhe që autorizon kryerjen e punimeve Divjakë- Plazhi Divjakë, problem është ky vendim ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim atë të këshillit të ministrave në vitin 2021 që përcakton inventarin e rrugëve në të cilin në mënyrën më të qartë të mundshme përcaktohen si akse kombëtare, që përcakton kthesa e Çermës-Divjakë-Plazhi i Divjakës.”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA