Ekspertët e sigurisë të BE-s bashkë me ata shqiptarë, të filmuar nga kamera e Top Channel, shfaqen duke dhanë dorën e fundit përgatitjeve për të vënë në zbatim planin e masave për samitin e parë mes BE-s dhe Ballkanit perëndimor.
Pak metra më tutje, jashtë hotelit në pranë stadiumit arena kombëtare, qëndrojnë ekipet e protokollit të shtetit shqiptarë bashkë e ata të BE-s për të koordinuar çdo detaj në mikpritjen e 44 delegacioneve paraditen 6 Dhjetorit.
Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, President i Këshillit Europian.
Top Channel mëson se janë edhe 11 delegacione të tjera mbërritur në Tiranë të Hënën, ndërsa pjesa tjetër paraditen e të Martës prej orës 09:15 e mik-pritur më pas nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Italia.
Delegacionet e mbërritura sot janë; Presidenti Hungarisë, Presidenti Qipros, Presidenti Bullgarisë, Presidenti i radhës i Bosnje Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Komisionit Europian, Presidenti BERZH, Komisioneri për Zgjerim, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Portugalisë dhe Kryeministri i Irlandës.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.
E pyetur për pritshmëritë e këtij samiti ekskluzivisht për Top Channel ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann dha këtë përgjigje.
“Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të rikthesojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit“.
Qytetarët e Tiranës shprehen pozitivisht për këtë samit i cili e kthen Tiranën për herë të parë në pak orë kryeqytet të BE-së.
“Mendoj që do ketë projekte të mëdha për rrugën drejt Bashkimit Europian”
“BE ka bërë për Shqipërinë, po shqiptarët çfarë duhet të bëjnë për shqiptarët”
“Mundësi e mirë për shtetin shqiptar, mundësi ka plot por duhet edhe ne t’i shfrytëzojmë se rinia po ikën”.
“BE duhet të japë më shumë financime për Shqipërinë. Që në vitin 1992 ne kemi aspiruar, Shqipëria si gjithë Europa”- u shprehën qytetarët.
Top Channel