Policia britanike dha sot detaje për një grabitje spektakolare në shtëpinë e yllit të kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, duke thënë se gruaja dhe fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi dhe nuk kishte kërcënim apo dhunë ndaj tyre.
Grabitësit hynë me forcë të shtunën në shtëpinë £6milionëshe në Surrey për t’u larguar me rreth £300,000 sende me vlerë, duke detyruar futbollistin e njohur të kthehet nga kampionati botëror i Katarit për të qenë me familjen.
Disa media thonin se gruaja e tij Paige Milian, 27 vjeçe dhe tre fëmijët ishin në shtëpi në kohën e grabitjes, ndërsa një deklaratë e policisë së Surrey sugjeronte se ata kishin ardhur në shtëpi pak pas grabitjes.
Detektivët thanë se Sterling ishte informuar për ngjarjen pak para ndeshjes së djeshme me Senegalin, ndërsa ende nuk janë bërë arrestime.
Kjo është hera e dytë që shtëpia shënjestrohet nga grabitësit, siç ndodhi dhe katër vjet më parë kur futbollisti banonte në rajonin Cheshire në veri të Anglisë.
Pas grabitjes së vitit 2018 të shtëpisë së Sterling në Cheshire kur luante për skuadrën Man City e nxiti atë të blinte një qen roje Rottweiler që kushtoi £15,000, si dhe të pajtonte roje sigurie.
Sterling dhe partnerja Milian kanë tre fëmijët: bija e madhe e Sterling, Melody Rose, dhe dy fëmijët e çiftit Thiago e Thai.
Edhe futbollisti i Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain dhe e fejuara Perrie Edwards u grabitën në shtator, kur banda bastisi shtëpinë e tyre 3.5milionë paundëshe në Cheshire teksa ata ishin brenda me djalin e tyre 13-vjeçar.
Në vitin 2020, Thomas Mee, Vincent Ball, e John Barloë, të gjithë nga Liverpool, u burgosën për sulmin, teksa kishin shënjestruar dhe emra të tjerë të njohur si këngëtari vendas Jamiroquai.
Top Channel