Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar në destinacion të shqiptarëve që kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura me ndihmë të llambave.

Për shkak të zgjerimit të këtij aktiviteti të paligjshëm shqiptarët reklamojnë biznesin në “TikTok” duke kërkuar punëtorë. Në komente jepen detaje se për 3 muaj punëtorët do të paguhen 7 mijë euro. Në të njëjtin profil të emëruar Shqipet në Spanjë janë hedhur dhe video të tjera, të fundit gjatë muajit nëntor ku reklamohen pagesat e majme në euro të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Pak muaj më parë policia spanjolle çmontoi një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke vendosur në pranga 14 persona. Banda kishte ngritur plantacione të shumta të kultivimit të marihuanës në disa qytete të Spanjës ku kishte punësuar shqiptarë.  Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç. Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman”, u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ambiente të brendshme të cilat mbillnin katër ose pesë kultura në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA