Ilir Alimehmeti është kandidati i pari për primaret në bashkinë e Tiranës që ka votuar këtë të diel.
Alimehmeti ka votuar këtë mëngjes në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Ai është një nga kandidatët kryesor që mund të fitojë garën për primaret dhe të garojë përballë kandidatit socialist, Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Alimehmeti ftoi të gjithë demokratët të bëhen pjesë e votimit që mbyllet në orën 18:00.
“Sovraniteti largohet nga forumet dhe kryetari i partisë. Sot keni të drejtën ju të votoni për më të mirën tuaj. Ju ftoj të gjithëve të vini e të votoni për të ardhmen tuaj. Votime si këto nuk janë bërë më parë. Të gjithë kandidatët kanë pasur listën e votuesve. Janë të gjitha të dhënat. Patjetër që jo të gjithë vijnë për të votuar. Fushata ka qenë pozitive. Nuk ka pasur incidentet, vetëm situata të vogla që zgjidhen”, tha kandidati pas i hodhi në kuti votën e tij.
Shtatë kandidatët në garë për primaret e Tiranës janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.
Top Channel