Azilkërkuesit shqiptarë vazhdojnë të mbeten në fokusin e zyrtarëve dhe mediave britanike.
The Times shkruan së fundi se autoritetet vendase po insistojnë që personat të cilët kërkojnë azil me pretendimin e skllavërisë moderne dhe shpresën se kështu do të shmangin faturat e lidhura me trajtimin e një emigranti, te depërtohen menjëherë drejt vendit të tyre të origjinës.
Shqiptarët janë aktualisht ndër emigrantët më të shumtë që po kërkojnë azil në Angli nën këtë arsyetim. Duke e konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt pavarësisht rrëfimeve tronditëse mbi realitetin këtu, emigrantët e paligjshëm sipas shtypi anglez, mund të kthehen përpara se t`i verifikohen kërkesat për azil.
Shqiptarët që abuzojnë me ligjin britanik të skllavërisë moderne për të shmangur dëbimin, mund të riatdhesohen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre si viktima të skllavërisë moderne, le të shqyrtohen në vendin e vet”, thuhet në shkrimin e the Times, i cili i referohet dhe bisedës mes kryeministrit britanik Rishi Sunak e atij shqiptar, Edi Rama.
E përditshmja britanike, që zbulon detaje të reja nga telefonata, thekson se dy kryeministrat në bisedën e tyre kanë diskutuar lidhur me shqiptarët që abuzojnë me ligjin britanik të azilit. Sipas saj, dy liderët kanë diskutuar mundësinë që emigrantët ilegalë shqiptarë të cilët mbërrijnë me gomone, të mund të dëbohen pa pasur mundësi apelimi për refuzimin e menjëhershëm të kërkesave për azil.
The Telegraph sakaq përcjell rastin befasues të një emigranti shqiptar, i cili është kapur në një shtëpi bari duke rritur kanabis me vlerë 250.000 paund dhe që ka pohuar përpara policisë se më mirë “në burg në Angli sesa në Shqipëri. Runi Firaku së bashku me Drilon Sulaj, Andi dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti. Firaku 43 vjeç, kishte vetëm 5 ditë brenda banesës, pasi kishte mbërritur ilegalisht në Britani më 5 gusht. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve.
Top Channel