E marta e 6 dhjetorit, dita kur në Tiranë është parashikuar samiti BE-Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë një ditë pushimi në kryeqytet.
Deklarata u bë nga kreu i qeverisë Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti.
“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë cështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie.” -u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe protestën e thirrur nga Sali Berisha në këtë ditë.
“Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyc në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin.” -u shpreh Rama.
Top Channel