Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë zhvilluar një takim në Poloni, por duke lënë të përjashtuar Rusinë.
Në takimin e 57 vendeve mungoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, të cilit i ndalohet hyrja në vend, pavarësisht se është kryesuesi aktual i OSBE-së.
Para luftës që rusia shkaktoi, OSBE-ja kishte vepruar si ndërmjetëse në Ukrainë dhe kishte negociuar marrëveshje paqeje për lindjen e vendit pas një lufte midis forcave ukrainase e separatistëve pro-rusë.
OSBE-ja ndërpreu misionin e saj të posaçëm monitorues në Ukrainë në muajin mars.
Komentet kritikuan përjashtimin e Lavrov dhe akuzuan fuqitë perëndimore për minimin e strukturës së sigurisë së Evropës duke izoluar Rusinë dhe Bjellorusinë.
Top Channel