“Bëni Rusinë të paguajë”/ BE-ja hap para për konfiskimin e aseteve ruse

01/12/2022 15:50

Bashkimi Evropian po rrit punën për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë pas sanksioneve të vendosura nga blloku dhe për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës.

Planet, të cilat përfshijnë ri-investimin e rezervave ndërkombëtare të Bankës Qëndrore Ruse, përfaqësojnë një sfidë të pa precedent për bllokun dhe janë të mbushura me rreziqe dhe pengesa ligjore.

Por “Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.”, tha shefja e KE-së Ursula von der Leyen.

Në mes të një rënieje ekonomike, konfiskimi dhe shitja e aseteve të ngrira ruse është shfaqur si një rrugë e mundshme për të mbledhur para .

Megjithëse ato mund të rinovohen periodikisht, sanksionet e BE-së janë gjithmonë të përkohshme, që do të thotë se asetet do të duhet t’u kthehen përfundimisht pronarëve të tyre fillestarë. Përpara se kjo të ndodhë, Komisioni synon të krijojë një kornizë të re për të siguruar që konfiskimi të bëhet një zgjidhje solide, për ta “bërë Rusinë të paguajë”, siç tha von der Leyen.

Asetet ruse të ngrira nën sanksionet e BE-së ndahen  në dy kategori kryesore;  Asetet private si jahte, anije, helikopterë, pasuri të paluajtshme, piktura dhe vepra të tjera arti.

Dhe Asetet publike të mbajtura nga subjektet shtetërore, përkatësisht 300 miliardë euro rezerva ndërkombëtare në pronësi të Bankës Qendrore Ruse. Që kur Rusia nisi luftën blloku ka futur në listën e zezë 1,241 persona dhe 118 subjekte, shumica e të cilëve janë shtetas nga Rusia dhe Bjellorusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA