Sarkozisë i vënë byzylykët/ Ish-presidenti dënohet me tri vite, do të mbajë një pajisje elektronike në dorë
18/12 20:24
Nëntë ukrainas kanë humbur jetën nga zjarret gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e përdorimit të elementëve për përballimin e mungesës së energjisë.
Ukraina ka raportuar një rritje të zjarreve aksidentale, pasi njerëzit përdorin gjeneratorë emergjence dhe cilindra gazi.
Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike kanë lënë shumë njerëz pa ngrohje, ndërsa situata rëndohet më shumë me uljen e temperaturave.
Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës deklaroi se më shumë se 130 zjarre janë raportuar gjatë ditës, duke shkaktuar nëntë viktima dhe tetë të plagosur.
Top Channel