Parlamentari vendas thotë se ‘Gjermania nuk ka alternativa për të zëvendësuar gazin rus’ (fotot)

29/11/2022 17:39

Gjermania ende nuk ka gjetur një mënyrë për të zëvendësuar gazin natyror me të cilin furnizohej nga Rusia, megjithë finalizimin e një marrëveshjeje furnizimi me Katarin, tha sot kreu i komisionit parlamentar të energjisë Klaus Ernst.

Më herët u njoftua një marrëveshje afatgjatë sipas së cilës shteti i Gjirit Persik do të furnizonte me deri në 2 milionë ton gaz të lëngshëm (LNG) në vit Gjermaninë, duke nisur nga viti 2026. Marrëveshja raportohet se do zgjasë 15 vjet.

“Qeveria federale po celebron marrëveshjen e gazit me Katarin duke u mburrur me numra të mëdhenj. Por fakti është se dy milionë ton LNG janë vetëm tre përqind e konsumit të Gjermanisë. Nuk ka asnjë alternativë të vërtetë ndaj gazit rus!” shkruante politikani i partisë të Majtë, në Twitter.


Sipas rrjetit Bloomberg, marrëveshja me Katarin përbën rreth 6% të volumit të gazit rus që Gjermania importoi në vitin  2021. Karburanti në fjalë vjen nga grupi ConocoPhillips në Katar dhe do te dërgohet me anë të terminalit lundrues Brunsbuttel, i cili është aktualisht në ndërtim.

Mediat vendase shtonin se qeveria gjermane ka nisur ndërtimin pesë impjanteve të importit me një kosto prej €6.5 miliardë, që do të përfundojnë në 10 deri në 15 vjet, të cilat kur të përfundojnë llogaritet të furnizojnë rreth një të tretën e kërkesës aktuale të gazit në Gjermani, sipas burimeve qeveritare, të cituara nga rrjeti Bloomberg.

FOTO GALERI
1/3
Gjermania ende nuk ka gjetur një mënyrë për të zëvendësuar gazin natyror me të cilin furnizohej nga Rusia, tha sot kreu i komisionit parlamentar të energjisë Klaus Ernst.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA