Tani le të zbulojmë dosjen hetimore të kësaj tragjedie. Inside Story ka analizuar me detaje çdo faqe të kësaj dosje voluminoze.
Në atë kohë Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit ajror që ju mori jetën 6 personave.
“Aksidenti i Pashkos është një ngjare e pazbardhur në gjykimin tim dhe e mbuluar me shpejtësi, për mua” u shpreh inxhinieri, Arben Meçe
Sipas hetimeve të prokurorisë rezultonte se helikopteri Bell 222 nuk ka pasur certifikatë të vlefshmërisë ajrore për udhëtimin në Itali.
Nuk është lëshuar kjo certifikatë. Sipas fotokopjes së certifikatës së këtij helikopteri i është dhënë një vlefshmëri e kufizuar për tre muaj. Për të shkuar jashtë shtetit, për të qëndruar dhe për tu kthyer nga baza e mirëmbajtjes dhe riparimeve.
Referuar dokumenatve zyrtarë helikopteri është pajisur me këtë certifikatë nga data 29 mars deri në 29 qershor 2006. Kjo vlefshmëri është përdorur për të çuar helikopterin për riparime në bazën e vetme të riparimeve në Gjermani. Ndërsa ditën që helikopteri është ngritur në fluturim drejtë Italisë, ka qenë pa këtë dokument.
Ky helikopter kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1986, që atëherë është përdorur për transportin e personaliteteve. Sipas dëshmisë së ish komandantit të këtij helikopteri përjashtohet çdo mundësi që mjeti të ketë patur probleme pasi sapo ishte kthyer nga shërbimet. Por një rregullore e përmendur prej tij do të ngrejë dyshime sa i përket aksidentit tragjik.
Sipas rregullores së forcave ajrore është përcaktuar se pilotët që marrin pjesë në fluturim ditën nuk lejohet që të panizohen për fluturim natën. Ose duhet që të kryejnë 6 orë pushim dhe të bëhen gati për fluturim.
Sipas kronologjisë së ngjarjes rezulton se atë ditë ekuipazhi helikopterit kishte fluturuar drejt Pogradecit e më pas ishte kthyer në Tiranë. Ky fluturim është bërë për ish kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha. Sipas deponimeve të dëshmitarëve pilotët nuk kanë mundur të pushojnë as dy orë dhe janë thirrur për fluturimin urgjent.
Më datën 16.7.2006 kam qenë me shërbim pranë zyrës së informacionit në Gardën e Republikës. Ka qenë ora 18:00-18:15 kur më është dhënë detyrë që me mjetin e gatshëm të shkoja në Laprakë, tek fusha e helikopterëve dhe të shoqëronte pilotët në shtëpi. Më pas në orën 19:30 më është njoftuar që të marrë pilotët dhe ti çojë te fusha e helikopterëve.
Pra rezulton se pilotët nuk kanë mundur që të pushojnë 6 orë siç është parashikuar në rregulloren e Aviacionit Civil. Ndërkohë që shkelja tjetër ka të bëjë me atë që përcakton rregullorja se kush ka fluturuar ditën nuk duhet të fluturojë natën.
Top Channel