Gradualisht Gramoz Pashko u shkëput nga jeta politike për t’iu përkushtuar jetës akademike. Ai do të ishte i pari që do të hapte një Universitet Privat në Shqipëri.

“Hapi universitetin e parë privat, ai ka qenë i pari privat dhe në kohën që ishte Gramozi kishte goxha të dhëna dhe ai organizonte të gjithë aktivitetin me pedagogët e huaj. E mbaj mend që thoshte fola me këtë dhe do vijë që të jap mësim. Nxënësit dhe studentët e kanë pas dashur gjithmonë, dhe ata që ishin të mirë i kishte të dashurit e tij. Sillej shumë mirë Gramozi me studentët se është kulturë të sillesh mirë me studentë, në Shqipëri nuk dinë të sillen me studentët”, u shpreh mjekja që asistoi Pashkon, Eva Dibra.

Gramoz Pashko kujtohet si një njeri i dashur dhe i afruar me të gjithë. Kjo ishte një nga karakteristikat me të cilën duan ta kujtojnë ata që patën fatin ta njihnin nga afër.

“Gramozi ka qenë shumë miqësor dhe kjo është meritë. Mund të fliste me injorantin dhe shkonte në nivel të atij, fliste me intelektualin dhe po prapë shkonte në nivel të tij. E gjente gjuhën me të gjithë”, u shpreh mjekja që asistoi Pashkon, Eva Dibra

“Pashko nuk do më mbetet ai i mitingjeve i protestave që kemi qënë bashkë, i takimit me studentët që kishin hyrë në grevë. Më tepër kam këtë finale të miqësisë që kam nga Pashko nga një herë njeriu përfiton më shumë nga miq se sa nga librat që ke lexuar”, u shpreh miku i familjes, Neritan Ceka

“Pashko i thoshte shoferit ec shpejtë ai i donte gjërat të bëheshin shpejt, donte që procesi të përshpejtohej. Karakteri i tij ishte i kërkesës dhe gjithmonë i shpejtësisë së zgjidhjes së problemit”, u shpreh inxhinieri Arben Meçe.

Jeta e tij do të merrte një kthesë të papritur dhe profesori Pashko do ti rikthehej edhe njëherë jetës politike. Pas shumë përplasjesh më në fund Pashko pranon ftesën e Berishës për tu rikthyer te PD-ja në 2005. Por ai nuk mbajti poste drejtuese, madje as nuk arriti që të zgjidhej deputet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA