Pas kërkesave të bëra nga mbi 50 deputetë konservatorë britanikë në një letër drejtuar kryeministrit të tyre Rishi Sunak, për ndryshimin e ligjit të Skllavërisë Moderne për rikthimin e menjëhershëm të azilkërkuesve shqiptarë, ka reaguar organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me qendër në Londër, Amenisty Internation.
Në reagimin e saj thuhet se hartuesi i letrës, David Davis ish-Ministër i Brexit e ka gabim në shumë aspekte.
Më shumë se 50 deputetë britanikë i kanë shkruar Rishi Sunak, kreut të ekzekutivit britanik, duke theksuar se azilkërkuesit nga Shqipëria duhen rikthyer të gjithë menjëherë në Shqipëri, ashtu si dhe ata që thonë se janë të trafikuar, një ide e cila dënohet nga organizatat bamirëse dhe ato të mbrojtjes se të drejtave të njeriut dhe emigrantëve si ide “jo funksionale”.
Ish-Ministri i Brex-it David Davis, hartuesi i letrës thoshte se “ unë nuk po bej koka turku shqiptarët, por po mbyll shtigjet në legjislacion për skllavërinë moderne, pasi duhen 420 ditë që Home Office të marrë vendim për rastet e azilit për çdo aplikant. Por Amnesty International thotë se “z.Davdis e ka gabim në shumë aspekte.
Sipas Steve Valdez Symonds, pjesë e kësaj organizate thotë për The Guardian “ pika fillestare është nëse qeveria juaj është jo e gatshme apo jo e aftë të ofroj mbrojtje nga përndjekja. Nuk thuhet se cilët janë përndjekësit e tu. Ai shton se “Mund të jetë krimi i organizuar ose gjakmarrja. Po ashtu mund të jenë gra që përndiqen nga familjet e tyre. Çështja është nëse shteti është në gjendje ose nëe është i gatshëm të ofrojë mbrojtje dhe kjo pritet dhe parashikohet në bazë të ligjeve ndërkombetare” .
Mbi 50 për qind e shqiptarëve u është dhënë azil në Britani, thotë Valdez i Amnesty International, duke shtuar se është e paskatë të thuash se njerëzit e trafikuar mund të rikthehen në atdheun e tyre në mënyrë të sigurt.
Në letrën e 50 deputetëve anglezë kërkohet rishikimi i ligjit të Skllavërisë Moderne i cili thuhet se përdoret nga shqiptarët për të rritur shanset e marrjes së azilit kur kërkojnë azil si njerëz të trafikuar nga krimi i organizuar. Qeveria britanike në vitet e fundit ka ndërmarrë disa inciativa të debatueshme për rikthimin e emigrantëve, siç ishte rasti i Ruandës, por që janë frenuar nga drejtësia evropiane dhe janë sfiduar nga sistemi i drejtësisë britanike.
Top Channel