Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një motoçiklist goditet nga një automjet i ngritur në ajër prej përplasjes, shoferi të cilit humbi jetën në aksident.
Motoçiklisti ishte katapultuar jashtë mjetit të tij teksa ishte duke pritur në semafor, në një kryqëzim të mbushur me trafik në Malibu, Kaliforni, SHBA.
Pamjet e rënda tregojnë sesi kamionçina vjet fluturimthi e rrëzuar në anë pas përplasjes me një tjetër fuoristradë në kryqëzim.
Përplasja e tmerrshme ndodhi më 14 nëntor dhe shkaktoi vdekjen shoferit të mjetit, i cili besohet se kishte vjedhur mjetin para se ta përplaste, sipas policisë së Los Angeles.
Në pamje, motoçiklisti që i mbijetoi aksidentit të tmerrit shihet që pret me durim në kalimin e ngarkuar.
Por disa momente më vonë një 2017 Lexus hyn me të gjithë shpejtësine në kryqëzim, duke goditur kamionçinën gri.
Kamionçina përplaset jashtë kontrolli duke goditur motoçiklistin e duke lëshuar një mori copash në rrugë.
Shoferi i motoçikletës u shtrua në spital dhe është në gjendje të stabilizuar ndërsa nuk njohët gjendja e shoferit të fuoristradës gri.
Viktima ishte shoferi i Lexus, makina e të cilit ra në një pjerrësi prej 10 metrash dhe u përmbys, tha departamenti sherifit.
Dëshmitarët kishin shkuar për të nxjerrë shoferin nga automjeti por papritur ai kishte marrë flakë dhe shpërtheu.
Top Channel