Ukraina: Sulmet ruse në rrjetin e energjisë përbëjnë gjenocid!

27/11/2022 18:25

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që kanë lënë pa energji banorët përbëjnë gjenocid, thotë një zyrtar i lartë ukrainas.

Sulmet kanë në shënjestër ‘të gjithë kombin ukrainas’ dhe po përpiqen të detyrojnë Kievin të dorëzohet, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin për BBC.

Kostin tha se zyra e tij po hetonte raportet për më shumë se 49,000 krime lufte dhe krime agresioni që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Aktualisht miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, pas sulmeve të vazhdueshme ruse.

Përpjekjet po vazhdojnë për të rilidhur energjinë elektrike në shtëpitë e prekura. Zyrtarët thonë se Kherson tani është furnizuar plotësisht, pas rimarrjes së qytetit nga trupat ukrainase në fillim të këtij muaji. Plot 14 rajone dhe kryeqyteti mbeten ende nën kufizime sa i përket energjisë, sipas presidentit Zelensky.

Termi gjenocid i referohet një përpjekjeje për të zhdukur një grup njerëzish. Nga ana e saj, Rusia mohon të ketë ndonjë qëllim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA