Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë.
“Një tjetër shkëmbim i robërve të luftës. Ne arritëm lirimin e dymbëdhjetë (ukrainasve). Ushtarët tanë, të cilët mbronin Mariupolin, Çernobilin (centralin bërthamor) dhe ishullin e Gjarprit, po kthehen në shtëpi”, tha në Twitter shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, më 26 nëntor.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nëntë rusët e kapur ishin liruar “si rezultat i procesit të negociatave”.
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës./ Radio Evropa e Lirë
Top Channel