Në një vit 67 policë të përjashtuar/ I fundit ishte “skifteri” i zonës së liqenit, Serxhio Cani

27/11/2022 19:57

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin nga Policia e Shtetit të policit të patrullës së përgjithshme në komisariatit nr.1 Serxhio Cani, i cili u arrestua  si autor i disa grabitjeve në zonën e liqenit.

Serxhio Cani bëhet kështu polici i 67-të që përjashtohet nga Policia  gjatë këtij viti.

Top Channel mëson se pas arrestimit të policit së bashku me policin e bashkisë Saimir Muzikanti, në komisariatin nr.1 kanë ardhur dhe denoncime të tjera ndaj tyre që u kanë zhvatur para e sende me vlerë qytetarëve të kapur në shkelje që të mos i arrestonin.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku, u përjashtuan 7 punonjës policie të nivelit të lartë e të mesëm në Berat të cilët shkelën procedurat standarde të punës dhe nuk parandaluan aktivitetin e përpunimit të kanabisit që u zbulua në një serë në Berat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA