Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik.
Një 43- vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 27.11.2022, rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel