Në Vlorë festa filloi/ Të gjitha bizneset janë bashkuar për të tërhequr “pelegrinët e pavarësisë”

26/11/2022 15:53

Nëntori për Vlorën është muaji i festave të flamurit. Për të mirëpritur festat e 28 dhe 29 nëntorit në Vlorë aktivitet festive filloj disa ditë më parë.

Në sheshin e Skelës, pranë universitetit Ismail Qemali është organizuar panairi kulinar dhe artizan me pjesëmarrjen e bizneseve të qytetit, të cilat prezantojnë për vizitorët vendas dhe të huaj historinë dhe traditën e qytetit të flamurit.

Vasil Bedinaj kreu i operatorëve turistik të Vlorës, e ka vendosur theksin tek rëndësia që kanë këto festa për Vlorën. Sipas tij kjo është edhe arsyeja përse bizneset në Vlorë këto festa janë bërë bashkë, duke sjell risi dhe oferta, për të dhënë kontributin e tyre që qyteti të ketë disa ditë feste siç e meriton.

Në Vlorë festat nisin nga mëngjesi e vazhdojnë deri në mbrëmje, duke argëtuar fëmijë dhe të rritur së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA