Mungesa e mjekëve specialistë në spitalet e rretheve ka bërë që të gjithë e sëmundshmërisë ta mbajnë mjekët në qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë si përsa i përket urgjencave mjekësore por dhe në raste të tjera mjekët e rretheve i referojnë në Tiranë.
Urgjencën e QSUT ka çdo ditë rreth 300 raste. Por mostrajtimi në kohë i problemeve kardiake çon në infarkt siç ka ndodhur me këtë rast nga fshatrat e Librazhdit.
Banori: Infarkt, çuni vëllait
Gazetarja: Ka mjek kardiolog?
Banori: Ka në Librazhd po as donte t’ia dinte fare. Po nuk pagove nuk pyet njeri, duan para
Në shërbimin e hemodianmikës në QSUT përveç rasteve të programuara janë shtuar rastet e infarkteve akute që vijnë me urgjencë nga rrethet.
Nëse çdo ditë kryhen 20 procedura koronarografi të programuar 8 të tjera vijën me urgjencë. Por pacientët në rrethe duhet të sëmuren në ditë caktuara pasi atëherë u shkon mjeku specialist.
Nëse të dhemb veshi mund të shkosh vetëm të shtunave në spitalin e Librazhdit.
“Po nuk ka moj të shtunën vjen nga Elbasani otorino”.
Pacinetët nëpër rrethe nëse kanë para u drejtohen spitaleve private në rast të kundërt sëmundja avancon dhe kur përkeqësohen përcillen për në spitale të QSUT.
Top Channel