Zelanda e Re ‘mobilizon’ fëmijët e filloreve në kapjen e minjve; 600 brejtës vriten në tre muaj (fotot)

25/11/2022 18:06

Në Zelandën e Re, nxënës të moshave prej 6 vjeç duket se po mobilizohen në nismën e qeverisë dhe kompeticionet e kapjes së minjve parazitarë, çka duket se po jep rezultate “të kënaqshme” në zonën Stewart Island.

Në një shkollë fillore në pjesën më jugore të Zelandës së Re, fëmijë presin radhën e tyre për kapjen e parazitëve që janë kthyer në problem për banorët.

Në disa imazhe të çuditshme shihen fëmijët qe i kalojnë njëri-tjetrit brejtësit e vdekur me duar të zhveshura, të fiksuar për t’i zhdukur ata, sipas këshillave të qeveritarëve të rritur.

Zyrtarët lokalë kanë nisur një kompeticion që nxit fëmijët të kapin e të vrasin qindra minj, sipas tyre me qëllim të ruajnë popullatën e zogjve të vendit.

Krerë të shkollës thanë se vetëm 40 nxënës kanë kapur më shumë se 600 minj për 100-ditë, teksa vetëm një pesë-vjeçar “i talentuar” kishte raportuar 60 minj të vrarë në të njëjtën periudhë.

Në pamjet e rënda të televizionit vendas TVNZ , fëmijët shiheshin me kova të mbushura me minj të vdekur, duke i seleksionuar më pas ata sipas masës, ose duke i mbajtur të varur nga bishti.

Çdo fëmijë kishte çarkun e tij të krijuar nga materiale të riciklueshme, sipas zyrtarëve.

Minjtë konsiderohen parazitë të rrezikshme në Zelandën e Re prej kërcënimit për speciet e tjera, pasi shumë nga zogjtë e vendit janë zhvilluar para se të ekzistonin minjtë e sjellë nga kolonizatorët evropianë.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët lokalë kanë nisur një kompeticion që nxit fëmijët të kapin e të vrasin qindra minj, sipas tyre me qëllim të ruajnë popullatën e zogjve të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA