Një situatë më e qetë paraqitet në Lezhë, disa ditë pas përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Uji është tërhequr nga banesat, por ka ende prezencë në oborre. Aktualisht janë 800 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Në njësinë administrative Dajç, Blinisht janë rreth 80 ha nën ujë, ndërsa rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë e kalueshme plotësisht.
Në njësinë administrative Balldren, në fshatin Kakarriq uji nga katër banesat e raportuara më parë është tërhequr, por vazhdon të jetë nëpër oborre, kjo sipas raportimeve të kryetarit të njësisë administrtive.
Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi.
800 hektarë sipërfaqe toke vijojnë të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, ndërsa lumi Gjadër ka rënë në kuota normale.
Top Channel