Raporti i EMCDDA: Si e zgjeruan grupet shqiptare furnizimin e kokainës në Europë!

25/11/2022 12:33

Raporti i fundit i Qendrës Europiane të Monitorimi te Drogave dhe varësisë ndaj tyre, EMCDDA, tregon se roli i grupeve shqiptarëve në trafikun e kokainës në Europë ka ardhur në rritje vitet e fundit.

Raporti, që merr në analizë situatën e narkotikëve në Ballkanin Perëndimor, nënvizon se grupet shqipfolëse kanë arritur të kthehen në aktorë të pavarur përmes krijimit të lidhjeve të drejtpërdrejta me Amerikën Latine, duke forcuar pozitën e tyre në tregjet europiane dhe duke e zgjeruar me shpejtësi zonën e vet të veprimit. Me rritje është veçanërisht trafikimi i kokainës dhe nga Portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, thuhet aty, ndërsa trafikantët përdorin metoda të sofistikuara komunikimi dhe pagesash.

Analiza e EMCDDA tregon në mënyrë të detajuar sesi grupe të tilla kanë mundur të depërtojnë në të gjithë zinxhirin e tregtimit të kokainës, që nga importi deri te shpërndarja. “Për shembull, një rrjet dihet se ka përdorur teknologji të sofistikuara komunikimi të koduara për të mbajtur kontakte me drejtuesin e organizatës, me qendër në Ekuador, i cili negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut dhe organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore në Europë. Bashkëpunëtorët me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri e lehtësuan këtë proces dhe ishin gjithashtu përgjegjës për shpërndarjen te konsumatorët.

Kokaina u kontrabandua përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta dhe kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ në terren të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien, i ngjashëm me sistemin e transferimit të Hawala” thuhet në raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA