Punonjësit e fabrikës më të madhe të iPhone në Kinë përleshen me sigurinë në veshje anti-covid (video)

25/11/2022 16:25

Punonjësit e një fabrike gjigante iPhone-sh në Kinë janë filmuar në një përleshje të paprecedentë me forcat e sigurisë komuniste, në veshje qesharake anti-koronavirus duke i goditur këto të fundit me shufra hekuri dhe objekte të tjera.

Në skena shokuese të raportuara nga mediat, oficerët e policisë në të bardha mbanin mburoja, maska fytyrë dhe veshje anti-virus teksa objektet binin pareshtur mbi ta në sheshin jashtë fabrikës.

Trazirat vijojnë prej disa ditësh në impjantin e Zhengzhou në provincën qendrore të Henan prej insistimit të qeverisë për zbatimin e kufizimeve drastike kundër virusit, edhe pse në Perëndim e vende të tjera është shpallur fundi i tij.

Protesta shpërtheu në fabrikën e iPhone në zotërim të kompanisë taivaneze Foxconn, pas rivendosjes së rregullave strikte covid dhe dërgimit të disa punonjësve në izolim arbitrar.

Në pamje punonjësit shihen duke kapërcyer gardhet për t’i shpëtuar izolimit të fabrikës, ndërsa në të tjera pamje punonjësit shihen që përleshen për ushqim.

Foxconn raportohet se prodhon rreth 70 përqind të iPhone-ve në botë, shumica e të cilëve prodhohen në impjantin e Zhengzhou.

Në pamje shihen mijëra punonjës që rrethojnë një grup rojesh sigurie duke lëshuar hekura dhe objekte ndaj tyre ndaj tyre deri sa ata nisin të largohen për të shpëtuar.

Në të tjera video punonjësit ankohen për izolimet dhe mungesën e ushqimit gjatë masave të izolimit.

Pamjet e shpërndara në platformën kineze Kuaishou janë hequr nga censura qeveritare por shumë prej tyre kanë arritur në rrjetet perëndimore.

FOTO GALERI
1/5
Punonjësit e një fabrike gjigante iPhone-sh në Kinë janë filmuar në një përleshje të paprecedentë me forcat e sigurisë komuniste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA