Foto Ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kryer disa vjedhje me dhunë dhe nën presionin e armës.

Autori me iniciale P. F. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me burg për vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë.

Sipas policisë ai ishte dënuar më parë për transportin e lëndëve narkotike në Belgjikë, aty ku ka kryer edhe dënimin.

Vjedhjet që ka kryer 39-vjeçari:

-Më datë 25.09.2022, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhunë, në banesën e 46-vjeçares me iniciale A. J., 1500 paund, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë.

-Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D.  dhe i kanë marrë një shumë parash.

-Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. B., ku kanë marrë me dhunë rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA