Pas disa ditësh me reshje të dendura shiut, situata nga përmbytjet në Shkodër duket më e përmirësuar.

Nga 1365 hektarë tokë e përmbytur dje, sot janë edhe 1130ha nën ujë.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, nga 8.70 m që është maksimalja.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m nga 7.50 m që është maksimalja.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendenca e nivelit të ujit është në ulje.

Në Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Në Bërdicë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush. Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim ne konvikte. Janë 7 familje, gjithsej 24 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA