Protesta e fermerit para Parlamentit/ Akuzon Ministrinë e Bujqësisë për abuzime me fondet e Bashkimit Europian

24/11/2022 10:57

Fiqiri Sinani, është një fermer i zhgënjyer. Nga Lushnja ai ka ardhur në parlament  për të protestuar për të drejta që sipas tij i janë mohuar.

“Të shkarkohet ministrja Frida se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian”.

Fermeri nga Lushnja është shpallur fitues në fondet e Bashkimit Europian, por akuzon ministren e bujqësisë Frida Krifcan se ka favorizuar individë që nuk e meritonin.

“Lek nuk na hidhte njeri në bankë ne fermerëve të vërtetë, sjemi luanbiznesi…”, tha ai.

I vetëm, me një pankartë në duar, fermeri  nga Lushnja kërkon ndihmë jo vetëm nga kuvendi por edhe nga SPAK.

“Të jap llogari para SPAK-ut zonja ministre!”.

Luftën për drejtësi, Fiqiri Sinani thotë se  do e vazhdojë edhe në arenën ndërkombëtare, teksa ka një thirrje edhe për Bashkimin Europian.

“Kërkoj nga Bashkimi Europian që këto para që jepen të ndërpriten. Nuk i merr fermeri shqiptar këtu. Le të iki kjo Frida, do vijë një Frida tjetër!”, u shpreh Fiqiri Sinani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA