Pa mjek e infermierë, fshati Godvi në Bulqizë nuk ka as qendër shëndetësore
24/11/2022 12:15
Fshati Godvi, në njësinë administrative Zerqan, të bashkisë Bulqizë ka 200 banorë që nuk marrin shërbim shëndetësor.
Ndërrimi i sistemeve i la pa qendër shëndetësore sepse kurrë nuk ka qenë funksionale as godina e ndërtuar që është kthyer në magazinë.
Para disa vitesh, banorët me kontributin e tyre dhe teqesë së Bllacës, përshtatën një ambient për tu përdorur për qendër shëndetësore por larg kushteve të duhura për shërbime.
Banorët e këtij fshati jo vetëm që nuk kanë qendër shëndetësore, por nuk kanë as mjek dhe infermier, përveç një punonjëseje që vjen një herë në javë.
Top Channel