Operacioni “EuroJust” në lidhje me Call Centerat, Apeli vendos 40 ditë burg për dy persona! Do ekstradohen drejt Spanjës (emrat)

24/11/2022 16:16

40 ditë burg ka vendosur Gjykata e Apelit në Tiranë, për Berlando Saraçaj dhe Erlind Pysqylin, të ndaluar disa ditë më parë në operacionin “EuroJust” në lidhje me Call Centerat. 

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel, se Berlando Saraçaj nga Vlora dhe Erlind Pysqyli nga Elbasani, do  të mbahen në burg derisa të jenë gati dokumentat e ekstradimit të tyre drejt Spanjës.

Eurojust, SPAK dhe policia shqiptare pas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve, dolën në të njëjtin përfundim, duke konkluduar se puna e Call Centerave ka marrë përmasat e krimit të organizuar tashme

Rezulton se nga 15 call center-a të kontrolluara befasisht, 6 gjendeshin në Shqipëri, 5 në Gjerogji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut.

Prej këtyre pikave që zhvendoseshin vazhdimisht janë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe nga përllogaritja dëmi i shkaktuar nga mashtrimi kompjuterik është gati 50 milionë euro në çdo tre muaj.

Megjithatë pavarësisht parasë së zezë që po qarkullon nga aktiviteti call center-ave, të gjitha prokuroritë në vend kanë dështuar këto katër vitet e fundit dhe nuk kanë dorëzuar në gjykatë asnjë dosje dhe asnjë të akuzuar për pastrim parash që vijnë nga ky krim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA