Mbytja e gomones në La Mansh, BBC: Francezët “u tallën”, i lanë emigrantët të vdisnin!

24/11/2022 12:22

Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë se rojet bregdetare franceze nuk i janë përgjigjur siç duhet thirrjeve për ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar.

Vetëm dy persona i mbijetuan fatkeqësisë. Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat BBC ka arritur t`i shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike, pavarësisht se kur kërkuan fillimisht ndihmë, ata ishin në ujërat franceze.

Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë në vendngjarje, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.

BBC ka mbledhur gjithashtu dëshmi se një gomone varkë u kthye në top ping-pongu mes dy shteteve që ia kalonin ate njëra-tjetrës vetëm pak ditë përpara fatkeqësisë në La Mansh. Një njërën prej bisedave, një operator madje dëgjohet duke u tallur me pas ndërprerjes së linjës, duke thënë:

“Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh. “Këmbët e mia janë në ujë, thotë” – se mos të kërkova unë që të largohesh”.

Të dhënat që disponon BBC sugjerojnë gjithashtu se një varkë tjetër që po kalonte pranë vendit të ngjarjes atë natë u kthye mbrapsht nga operatorët francezë, pasi u ofrua të ndërhynte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA