Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare ku pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar marrëveshja për portin e Durrësit.
Shkak i debatit është bërë pikërisht koha e përcaktuar e debatit për marrëveshjen, ku Kryeparlamentarja Nikolla tha se Konferenca e Kryetarëve e ka përcaktuar të jetë 6 orë, kohë e cila është kundërshtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e tij mbështetës, por edhe nga aleati i tij në opozitë, Partia e Lirisë.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka bllokuar foltoren, rrethuar nga deputetët e tij mbështetës, Kryeparlamentarja Nikolla po vijon me seancën plenare.
Ndërsa i kërkoi disa herë ish-kryeministrit të lirojë foltoren, Nikolla i tërhoqi vëmendjen duke cituar rregulloren e parlamentit, ndërsa në përfundim ndërpreu seancën për 5 minuta.
Top Channel